Biznesi më fitimprurës këto muaj në Evropë

Biznesi i kontrabanduesve të refugjatëve muajve të fundit po lulëzon, pasi që vetëm në Zvicër gjatë ditës hyjnë shumë kamionë me emigrantë të fshehur, biznes ky që synohet të parandalohet nga task forcë e re zvicerane.

Sipas një studimi, 80% e azilkërkuesve kanë hyrë në Zvicër me ndihmën e bandave për trafikim me qenie njerëzore, biznes ky që po vlerësohet shumë fitimprurës.

Ofertat e tilla janë me kosto të ulët në krahasim me kontrabandën luksoze, nga ajri, toka apo deti, shkruan Albinfo.ch.

Çmimet variojnë nga disa qindra në disa mijëra franga. Sipas raportit të Zyrës Federale të Policisë (Fedpol), emigrantët mund të joshen në vendet e origjinës në mënyrë specifike nëpërmjet reklamave në gazeta, në internet ose nëpërmjet agjencive të udhëtimit.

Shumë refugjatë nuk i mbijetojnë udhëtimit të rrezikshëm për në Evropë, ku vetëm në dy dekadat e fundit rreth 20 mijë njerëz kanë humbur jetën në kufijtë e Evropës.

E këtij numri i shtohen edhe 71 emigrantët, trupat e të cilëve janë gjetur këtë javë në një kamion në një autostradë në Austri.

Lajme të ngjashme

Back to top button