Hungaria e përfundoi gardhin me tela gjembash në kufirin me Serbinë

Mbaroi vendosja e barrierës me tela gjembash me gjatësi prej 175 kilometrash, në kufirin me Serbinë, kanë njoftuar autoritetet hungareze. Gardhi është i vendosur që ta parandalojë kalimin e emigrantëve në territorin e saj.

Këtë e ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes, e cila ka shtuar se pas telave me gjemba, armata ndërton edhe 4 metra gardh të lartë.

Në Hungari, e cila është shtet anëtare në BE dhe në zonën Shengen kanë arritur 140 mijë refugjatë që vijnë nga zonat e luftës së Lindjes së Mesme dhe Afrikës

 

Lajme të ngjashme

Back to top button