Vazhdon kaosi me emigrantët: Vritet një 17 vjeçar në Greqi

Një refugjat 17-vjeçar nga Lindja e Mesme, kombësia e të cilit nuk është specifikuar, është vrarë gjatë një konflikti të armatosur në det, mes policisë greke dhe trafikantëve që ilegalisht transportojnë njerëz, thanë autoritetet greke.

“Incidenti ndodhi në afërsi të ishullit Suma ku një anije me 70 emigrantët kishte ardhur nga Turqia dhe u përpoq për të hyrë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale greke”, thuhet në deklaratën zyrtar të shtetit grek, shkruan N1, transmeton Klan Kosova.

Policia greke dhe zyrtarë nga Agjencia e Bashkimit Europian për kufijtë “Frontex”, arritën të ndalin jahtin në bord.

Në sulmin mes trafikante që dyshohet se janë turq dhe policisë greke, nga të shtënat thuhet se pos vrasjes së të riut, është plagosur edhe një oficer policie.

Lajme të ngjashme

Back to top button