Plenumi i shkollave të mesme bën thirrje për takim publik me 1 shtator

Plenumi i shkollave të mesme bën thirrje për të gjithë qytetarët për takim publik në Parkun e Gazetarëve, përballë Ministrisë së Arsimit më 1 shtator në ora 18.

Pjesëmarrësit e plenumit thonë se përsëri kthehen për ta arritur qëllimin të cilin e filluan vitin e kaluar.

“Shpresojmë se kësaj radhe Ministria do e kuptojë seriozitetin tonë dhe do të vendosë të bashkëpunon me ne. Për këtë shkak, më 1 shtator në ora 18 ne ju ftojmë në një takim publik te Parku i Gazetarëve i cili do të përmban ligjërata alternative, tribuna, diskutime dhe shumë aktivitete të tjera. Folësit dhe agjenda e plotë do të publikohet së shpejti. T’u tregojmë se jemi serioz, më të guximshëm dhe më të fuqishëm”, thonë të Plenumit.

Nxënësit kërkojnë që gjatë 4 viteve të ardhshme të përdoret koncepti i vjetër i maturës shtetërore, dhe ndërkohë grupet punuese ta përmirësojnë modelin e ri i cili do zbatohet për gjeneratat e ardhshme.

Kërkesa e dytë e nxënësve është që testimi i jashtëm të jetë anonim dhe notat e saj të mos shënohet askund në dëftesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button