Degët e BDI-së, zyra të “Bingos” për punësim

Shumë kandidatët që prisnin përfundimin e  konkursit për punësim, fillimisht i revoltohen fatit të keq që nuk ishin pjesë e lotarisë fituese.  Taktizimi sa transparent aq edhe iritues i Qeverisë, bëri  që shumë familje të ndahen pa shpresë nga ekranet televizive.

“Ky nuk është  një konkurs që mund ta shohim në edicionet e zakonta, ndoshta për mua nuk do të ndodhë më”, thotë Festim Jakupi nga Tetova, baba i tre fëmijëve. Festimi nuk dinë asgjë, se edhe në këtë “Bingo”,  fati nuk ka të bëjë vetëm me rastësinë e tërheqjes,  por edhe me përcaktimin e disa kritereve të cilët merren parasysh. Familja e tij mezi mbijeton me një ndihmë simbolike sociale. 

Qeveria ka siguruar se në procesin e përzgjedhjes nuk ka pasur asnjë kriter subjektiv dhe se nuk bëhet fjalë për lotari, por vetëm për “radhitje të kandidatëve në bazë të më shumë parametrave, bërë nga softueri kompjuterik në të cilin janë futur të gjitha të dhënat e kandidatëve”. 

Ajet Idrizi një konkurrues tjetër, po nga Tetova, thotë se “kur dëgjova për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të punësohen, nuk shpresoja se do të isha në mesin e  atyre që do të ishin në listën e të punësuarve. Fillimisht mendova se kjo do të ishte punë fati, por disa konkurrentë të tjerë vraponin që të gjenin miq për tu punësuar dhe ja arritën”. Ajet Idrizi  është 45 vjeçar, baba i dy fëmijëve dhe asnjëherë nuk ka pasur një punë të rregullt. “mezi ekzistojmë , pjesën më të madhe ët kohës e kalojë duke kërkuar punë, gjithmonë si krah i lirë pune përballë postës, kjo nuk na jep fare siguri për të ardhmen”, thotë Ajet Idrizi.

Prononcimet e Qeverisë për marrjen parasysh të disa kritereve në bazë të të cilëve do të bëhet radhitja e konkurruesve për punë, bie ndesh me fatin e proklamuar më herët nga ministri  Stavreski, i cili ka thënë gjatë programit të drejtpërdrejtë ku janë lexuar emrat e kandidatëve të pranuar, se “fitues do të jenë ata që kanë më së shumti fat”.

Deri më tani, fati ka qenë me ata të cilët kanë mundur të gjejnë miq në kuluaret partiake.
Partia shqiptare në pushtet, BDI-ja, ka shfrytëzuar këtë rast  për punësimin e aktivistëve të saj partiak, nëpërmjet listës së degëve. Shumica e konkurruesve, fatin për lotarinë televizive për punësim e kanë kërkuar në degët e BDI-së. Njëri nga kandidatët thuajse e ka të përcaktuar që më parë fatin e tij, ai ndahet i zhgënjyer shumë kohë para se të bëhet zgjedhja e të punësuarve nëpërmjet televizionit, para kësaj kohe, a tij nuk i është premtuar asgjë nga zyrtarët lokal të BDI-së, të cilët kanë fatin në duart e veta, për fatin e keq të shumë familjeve të cilët edhe më këtë konkurs nuk arrijnë të marrin atë që meritojnë.

Lidhur me këtë procedurë të aplikuar për transparencë ka reaguar partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM. 

 “Me këtë veprim qeveria rrënon vërtetë dinjitetin e të papunëve, të atyre me standard të ulët dhe ata që jetojnë nën nivelin ‘dysheme’. Mendoj se me të vërtetë është degraduese të paraqiteni dhe të prisni që fati t’ju sjell vend pune. Nuk di njeriu se çfarë të thotë! Ja për shembull, shpresoj se nuk do t’i kujtohet Qeverisë ta realizojë këtë ide, të organizojë gara gladiatorësh në Arenën Filipi i Dytë dhe prej 2-3 mijë njerëzve, t’ju ndajë punësime dhe banesa atyre që do të mbeten të gjallë”, deklaroi zyrtari i lartë i LSDM-së, Petar Atanasov.

Lajme të ngjashme

Back to top button