CIVIL po përgatitet për vëzhgimin zgjedhor

Sot në Shkup, po mbahet seminar nga ekipet e OJQ CIVIL-it për vëzhgimin zgjedhor në Maqedoni. Trajnimin do ta bëjnë ekipi i ekspertëve të GONG-ut nga Kroacia e cila është në vizitë disaditorëshe të CIVIL-it, në kuadër të së cilës mbahen disa seminare dhe trajnime, gjithashtu edhe një seri mbledhjesh me përfaqësuesit e partive politike, organizatat qytetare dhe institucionet.

Dje është mbajtur seminar me ekipin e ekspertëve të CIVIL-it me temat dedikuar mbështetjes së proceseve për kalimin e krizës politike dhe sigurimin e kushteve për zgjedhje të lira në prill të vitit 2016.

Ekipi i ekspertëve të organizatës së njohur kroate GONG për mbështetje të CIVIL-it: Qendër për liri, do të qëndrojë në Shkup prej 28 gusht deri më 2 shtator. Ekipet e projektit, ekspertët juridik dhe një pjesë e ekipeve për vëzhgim të zgjedhjeve në CIVIL, do të punojnë me ekipin e ekspertëve nga Kroacia në shumë tema në kontekst të vëzhgimit zgjedhor, ndryshimet në ligjin zgjedhor, Listën Zgjedhore, financimin e partive politike dhe gjithçka çfarë ka të bëj në këtë fushë, duke mos e mënjanuar dhe krizën politike. Nga agjenda është paraparë që këto ditë, të veçohen edhe dy ngjarje të cilat do të jenë të hapura për publikun

Debati publik me temë “Si deri te zgjedhjet e lira: përvoja të Kroacisë dhe Maqedonisë nga perspektiva krahasimtare”, do të mbahet të hënën më 31 gusht në GEM Klub (Çarshia e vjetër), me fillim nga ora 11. Në debatin publik do të marrin pjesë dy ekspertë nga GONG, Dragan Zeliq dhe Aleksandra Joziq-Ilekoviq, të cilët do të bisedojnë për përvojat e Kroacisë, ndërkaq për ato të Maqedonisë do të flasë profesori universitar Lubomir Frçkoski. Moderator i ngjarjes do të jetë kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, i cili shkurtimisht do t’i prezantojë analizat e deritanishme dhe rekomandimet e organizatës nikoqire të ngjarjes.

Në fokus të debatit publik do të jenë sfidat në të vendet, lidhur me Listën Zgjedhore, modelin zgjedhor, KSHZ-në, financimin e fushatave zgjedhore, mediumet dhe një seri çështjesh në lidhje me këtë fushë. Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të projektit E DREJTA IME VOTUESE.

Në ditën kur opozita do të kthehet në Kunved, të martën më 1 shtator, CIVIL-i do të ftojë përfaqësues të partive politike, shoqërinë civile dhe komunitetin ndërkombëtar në mbledhjen tematike “ZGJEDHJE TË LIRA PËR QYTETAR/E TË LIRË/A: Ardhmëria e Maqedonisë”. Në këtë takim, i cili është në kuadër të projektit të lartpërmendur, do të debatohet për mënyrat e kalimit të krizës politike me qëllim të sigurimit të kushteve për zgjedhje të lira në vitin 2016 si dhe gjithashtu se si ndryshimet në shoqëri mund të kontribuojnë në procesin politik.

“Duke pasur parasysh se bisedimet po zhvillohen pas dyerve të mbyllura, shpeshherë lind pyetja se a mundet dhe çfarë mund të bëjnë të gjithë të tjerët në këtë shtet. Do të mundohemi të japim përgjigje në ato pyetjet e përbashkëta, me ndihmën e mysafirëve tanë dhe ekipet e ekspertëve të GONG-ut dhe CIVIL-it”, tha kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla.

Lajme të ngjashme

Back to top button