Renzi takon Netanyahun: Italia mbështet Izraelin në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka deklaruar se vendi i tij për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme është në krah të Izraelit në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ndodhur në Itali në kuadër takimeve zyrtare është pritur nga Renzi në qytetin e Firences në Pallatin historik Vecchio.

Renzi në konferencën e tij për shtyp para takimit duke vënë në dukje mbështetjen e Italisë ndaj Izraelit në luftën kundër terrorizmit u shpreh se: ”Italia për të sjellë paqe në të gjithë rajonin është në krah të Izraelit në luftën kundër terrorizmit. Çdokush duhet ta mbështesë një angazhim të tillë, kjo na bashkon ne kundër çdo lloj barbarizmi, për të luftuar së bashku terrorizmin dhe veçanërisht në mbrojtjen e paqes në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme”.

Ndërsa Netanyahu duke vënë në dukje se në rast të zhvillimit të marrëdhënieve në fushat e kërkimit shkencor dhe atë të bujqësisë mes dy vendeve, kjo sipas tij do të ndihmojë në luftën e tyre kundër terrorizmit.

Netanyahu i cili ka vënë në dukje se në rajonet e tyre DAESH nuk është rreziku i vetëm ka pohuar se: ”Qytetërimi është i rrethuar nga militantët e DAESH të cilët duan të marrin drejtimin e botës. Në të njëjtën kohë ka edhe një rrezik tjetër i cili është: Republika Islame e Iranit”.

Ai i cili ka mbrojtur idenë e tij se programi nuklear i Iranit nuk është paqësorë dhe se është me qëllime ushtarake tha se ”rreziku i ardhur nga Republika Islame e Iranit”, është rreziku më i madh për të ardhmen.

Netanyahu ka pretenduar gjithashtu se marrëveshja për programin nukleare e arritur me Iranin në muajin korrik vazhdonte të ruante qëllimet ushtarake të këtij vendi.

Kryeministri izraelit  i cili ka pohuar se ”do të jetë e vështirë të përballemi në të ardhmen me kërcënimin bërthamorë” dhe duke vënë në dukje se kjo do të përbëjë një rrezik për botën dhe Afrikën e Veriut, ka theksuar se ata në të ardhmen dëshirojnë që ti shikojnë fëmijët në një botë të mbushur me paqe dhe siguri.

Pas konferencës së përbashkët për shtyp në sallë kanë mbërritur edhe bashkëshortet e dy liderëve Sarah Netanyahu dhe Agnese Renzi të cilat kanë qenë të shoqëruara nga Kryetari i Bashkisë së Firences Dario Nardella dhe i cili i ka dhënë informacione në lidhje me pallatin historik.

Gjithashtu ka tërhequr vëmendjen kontrolli i ushtruar nga forcat e sigurisë izraelite ndaj gazetarëve të cilit kishin ardhur për të ndjekur konferencë për shtyp të dy liderëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button