Filloi ndarja e çmimit Nobel

Sot në Stokholm, filloi ndarja e çmimit Nobel. Deri më tani është e njohur se fituesi apo fituesit e çmimit Nobel për fizikë do shpallet nesër, për kimi më 9 tetor, për paqe më 11 tetor dhe për ekonomi më 14 tetor, derisa ende nuk është e ditur data se kur do të shpallet fituesi i këtij çmimi për literaturë.

Çmimet do të ndahen nga komisionet, të cilat i përbëjnë – Akademia e Mbretërisë së Suedisë për shkencë, fizikë dhe kimi, Instituti shëndetësor-kirurgjik i Karolinës nga Stokholmi për fiziologji dhe mjekësi, Akademia Suedeze për Literaturë, 
Vendimin për fituesin e çmimit Nobel për paqe, e merr komiteti pesë anëtarësh të zgjedhur nga Parlamenti Norvegjez.

Cmimi i parë Nobel është ndarë në San Trope në 1901, pesë vite pas vdekjes së Nobel-it. Për shkak të krizës financiare vlera e çmimit është ulur për 20 përqind, ose 1.2 milion dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button