Sytë qajnë, sytë qeshin

Ditët zinxhirohen njëra pas tjetrës dhe çdoherë rastisemi me përplasje të shumta emocionale me njerëz. Zemrat sentimentale s’kanë vend t’i mbajnë ato boshllëqe brenda, ato lypsin të çlirohen nga ky ankth me ngulmim dhe tendecë nga vetë qenia. Dhe, po që se fjalët se nxjerrin dot atë për cfarë shpirti lënkon, janë sytë ata qe s’kanë perde mes së vërtetës dhe gënjeshtrës. Sytë referojnë shpirtin. Ata janë dialogu i zemrës dhe mendjes së bashku!
Kjo për dikë mund të jetë përtej arritjes së të kuptuarit njerëzor, por vetëm ata të tillët që nuk mbajnë mashtrime ndaj vetes, arrijnë ta elaborojnë këtë. Sytë kurrë s’mund të japin një të thënë të paplotë, këtë ma vërtetuan vetë njerëzit më të cilët u rastisa në horizontin e gjërë dhe dinamik të jetës. Rrjedhat e idealeve që shpesh struken diku brenda nesh, stagnojnë aty dhe s’dalin dot jashtë asaj mendje centrike që nuk evulon as konceptualisht dhe as intelektualisht. Kjo është e mjerueshme…! Disa edhe evtiojnë tendencat për zhvillimin e mëtejshem të mendjes. Pa dashur të cenoj idetë dhe ata njerëz të tillë që janë ngërthyer në muret e vetë-ndërtuara dhe të fortifikuara të zemrës, ftoj që t’i nxjerrin jashtë idetë kolosale nëse kanë, sepse s’ka ide të keqe dhe s’ka mendim që nuk mund të vlejë sado pak.

Shiko një njeri që don dhe do të pasqyrohet në sytë e tij gjithë qenia, ajo e dukshmja dhe e padukshmja. Ndje njëherë fuqinë e lotit dhe do ta arrish një raport intim shpirtëror, do t’i ndjesh ato kodra hallesh. Sepse, kur syri arrin të prekë zemrën e një trupi tjetër, atëherë kjo atribohet me afshin jetëdhënës të ndjenjave.
Dhe gjë më të magjikshme se kjo nuk ka.Shiko në sy krijesën më të bekuar, nën këmbet e së cilës gjendet parajsa, dhe do të kesh një përkufuzim më preciz për atë që po flas. Në secilën tokë që shkel sytë flasin të njëjtën gjuhë dhe kumtojnë dëlirësinë e njëjtë.Për dikë kjo është absolutisht iracionale dhe nuk ka bazë në realitet…sepse rrallë rastiset njeriu në këtë eklips. Kjo është për shkak se sytë, sado që kanë aftësi të natyrshme të flasin, ata mund të fshehin edhe po aq sekrete! Ajo çka mbetet standarde është fuqia hyjnore që përbëhet nga paparashikimi, padukshmëria dhe e papritura.

Sytë qajnë. Sytë qeshin. Sytë janë pasqyrë e asaj se çfarë s’durohet brenda. Sytë janë bukuria shpirtërore e dalur jashtë! Kurse bukuria e virgjër, e paprekur nga dora e njeriut gjindet në çdo cep të botës, kudo që të kesh destinacionin, do të ketë sy të përmalluar për një bisedë që s’duron dot të qëndrojë brenda në zemër. Bëhu ti ai që hap shpirtra dhe ofron mirëqenie nën prezencën tënde, pa kurfarë interesi ndaj egos tënd.
Bota pikërisht për këtë ka nevojë- Zemra të sinqerta dhe mirëbërëse. Që të kuptosh nëse ke jetuar mirë apo keq, duhet të jesh sfiduar disa herë me jetën. Të kesh ndjerë gëzimin dhe trishtimin, të qeshurën dhe të qarën, befasinë dhe mallin. Vetëm në këtë mënyrë do ta kuptosh se jeta nuk është vetëm bardh e zi, por shumëngjyrëshe. Përdrisa këto kontekste me afat të përhershëm nuk mund t’i ndryshojmë dot, le t’i pranojmë ashtu siç vijnë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button