Zaev në Strugë: Nuk kam bashkëpunim politik me Ziadin Selën

Gjatë vizitës së sotme në Strugë, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është pyetur edhe lidhur me ndonjë bashkëpunim politik me kryetarin e komunës së Strugës, Ziadin Sela njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH, shkruan Drini.mk

Zaev ka theksuar se me Selën nuk ka komunikim politik, por vetëm bashkpunim në nivel lokal si kryetarë komunash.

“Nuk kemi biseduar asgjë, unë me kryetarin e Strugës kam bashkpunim vetëm në nivel lokal, dimë të shkëmbejmë mendime të caktuara, përvoja me qëllim që tju ndihmojmë qytetarëve, por komunikim politik nuk kemi pasur. Ne jemi të hapur për të gjithë që janë të gatshëm për një shtet normal, institucione demokratike dhe kthimin e prespektivave ekonomike” tha Zaev lidhur me këtë pyetje, transmeton Drini.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button