Shkëndija përsëri fiton, Shkupi vazhdon me barazime (Foto)

Ka vazhduar marshimi i suksesshëm i skuadrës kuqezi nga Tetova, Shkëndija dhe radhitja e fitoreve një pas një. Kësaj radhe viktimë e Shkëndijës ka qenë skuadra e Horizont Turnovës, të cilën e ka mundur me rezultat të pastër 0:3.
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer me lojë kapiteni Ferhan Hasani i cili dy herë ka shënuar, e që një gol të jetë në regji të Todorovskit.

Ersen Asani (Shkupi ) dhe Izair Emini (Renova) ne aksion
Ersen Asani (Shkupi ) dhe Izair Emini (Renova) ne aksion

Shkupi vazhdon serinë e ndeshjeve pa humbje në elitën e futbollit vendor, por duke radhitur edhe barazimet. “Pëllumbat” nga Çairi kaluan shumë shpejtë në avantazh kundër Renovës në takimin e luajtur në Gostivar, me golin e shënuan nga Husein Demiri në minutën e pestë, ndërsa ka barazuar Faton Jusufi në të 60-tën për Renovën. / Portalb /

Rezultatet e xhiros së pestë:
Renova – Shkupi 1:1
Horizont T. – Shkëndija 0:3
Bregallnica – Vardari 0:2
Metalurgu – Mlladosti 1:2
Rabotniçki-Sileks (e diel)

Tabela:Vardari 13 pikë, Shkëndija 12, Sileksi 10 (-1), Shkupi 7, Mlladost CD 6 (-1), Horizont T. 5, Rabotniçki 3 (-2), Bregallnica 3, Metalurgu 1, Renova 1 (-1) pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button