Manchester City vazhdon serinë e fitoreve

Skuadra e Manuel Pellegrinit ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e katër të Premierligës, pasi ka mposhtur në Etihad Stadium Watfordin me rezultat 2:0.

Kjo ishte fitorja e katërt që City nuk pranon gol dhe dëshmia se ata këtë sezon janë shumë serioz për titull.

Golin e parë e shënoi Sterling në minutën e 47’të, gol ky i pari për të që prej transferimit nga Liverpooli, ndërsa golin e dytë e shënoi Fernandinho në minutën e 56.

Pas kësaj fitoreje City mbetet në vendin e parë me 12 pikë nga katër takime të zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Back to top button