Liverpool dhe Stoke City marrin disfatën në stadiumin e tyre

Skuadra e Liverpoolit është turpëruar para tifozëve të saj, pasi është mposhtur nga West Hami me rezultat të thellë 3:0.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën mysafire i shënuan Lanzini, Noble dhe Sakho, ndërsa në këtë ndeshje me karton të kuq u ndëshkuan Coutinho për Liverpoolin dhe Noble për West Hamin.

Pas kësaj humbje Liverpool bie në pozitën e 6 me 7 pikë, ndërsa West Ham ngritët në pozitën e 7 me 6 pikë.

Humbje ka pësuar edhe Stoke City i Xherdan Shaqirit që u mposht nga WBA me rezultat minimal 1:0.

Shaqiri këtë ndeshje e nisi nga fillimi, ndërsa u zëvendësua në pjesën e dytë, pasi skuadra e tij po luante me dy futbollistë më pak.

Lajme të ngjashme

Back to top button