Poroj, “vijnë disa funksionar shqiptarë, defile fejsbuku bëjnë, gjoja se ne bëjmë diçka”

Të zhgënjyer nga mos pastrimi i shtratit të lumit në Poroj, banorët e këtij fshati akuzojnë autoritetet për të cilët thonë se në terren dalin për të bërë fotografi dhe asgjë më tepër, njofton Alsat-M. Banorët e Porojit thonë se makineria e vendosur aktivizohet vetëm atëherë kur këtë fshat e viziton ndonjë politikan apo zyrtar komunal.

‘Atë ditë gjithë ajo makineri u aktivizua gjoja se punojnë diçka, por për fat të keq derisa unë isha prezent në këtë vend, as 15 maune nuk janë bartur. Kjo është një mjerim për institucionet përkatëse që janë kompetente për pastrimin e shtratit të lumit.

Vijnë disa funksionar shqiptarë defile fejsbuku bëjnë gjoja se ne bëjmë diçka në lumin e Porojit por në fakt asgjë nuk bëjnë. Është një mjerim një mashtrim i politikanëve shqiptar të cilët vetëm vijnë sa për sy e faqe sa të dalin në fejsbuk apo të bëjnë foto për interesat e tyre për politikë ditore. Interes i joni si Bashkësi lokale është që punët ti bëj firmë e fshatit Poroj, cilado firmë të jetë por të jetë e Porojit që ka kapacitete për ta pastrua shtratin e lumit sepse janë në rrezik 12 000 banorë’, theksoi Qenan Dauti, banor.

Nga komuna e Tetovës thonë se punohet në drejtim të përpilimit të një plani aksionar dhe deri të hënën nuk do të punohet në pastrimin e shtratit të lumit në Poroj. Kryetari i këshillit të komunës, Isen Xhemaili, tha për ALSAT M se presin ndarjen e buxhetit nga qendra për menaxhim me kriza, për të filluar pastrimin e shtratit nga dita e hënë.

Lajme të ngjashme

Back to top button