Policët e Maqedonisë: MPB na diskriminon

Rreth 150 policë të stacioneve kufitare në Tanushë, Goshincë dhe Mazraç shprehin revoltën kundër diskriminimit siç thonë nga Ministria e Brendshme, e cila paguan vetëm gjysmën e orarit të tyre të punës. Nga Sindikata e Pavarur e Policëve njoftuan se diskriminimi i tillë bëhet përmes kontratës kolektive të miratuar në prill, i cili për 24 orë punë në këto tre stacione policore punonjësit i paguan vetëm për 12 orë, njofton Alsat-M. Policët gjithashtu shprehen të revoltuar se është privuar edhe e drejta a tyre për lëvizje të lirë, pasi në ditën e pushimit janë të obliguar që të qëndrojnë brenda stacionit policor.

‘Pra ky është një diskriminim i plotë i punonjësve në këto 3 stacione policore ….Ligji për marrëdhënie pune parashikon 40 orë punë për një punonjës, nuk mund një punonjës në Ministrinë i punësuar në Tanushë, të ketë 340 orë pune, ti paguhen 170 orë, ndërkaq të pushojë vetëm 15 ditë në muaj. Kjo është e pamundur. Ne kontestin do ta fitojmë në gjykatë, por në mënyrë që të mos shkojmë në gjykatë bëjmë thirrje që kjo marrëveshje të tërhiqet menjëherë..Ministri i cili mori postin nga Gordana nuk e di nëse ka informata se për çfarë bëhet fjalë në këto akte dhe marrëveshje. Le të marrë ta shqyrtojë atë të mos luajnë me punonjësit në Ministrinë e brendshme, pasi durimit të tyre po i vjen fundi’, deklaroi Goce Dellçev Todev, kryetar i Sindikatës së pavarur të policëve.

Nga sindikata e Pavarur e policëve njoftuan se kanë iniciuar dhe procedurë për verifikim e kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshjeje kolektive pranë Gjykatës Kushtetuese.

Ata kërkojnë që kjo marrëveshje të pushojë të vlejë menjëherë, dhe të rikthehet marrëveshja e vjetër kolektive e cila të gjitha stacionet policore dhe të gjitha punonjësit i trajton në mënyrë të barabartë. Rreth 80% të punonjësve në stacionet policore në Goshincë dhe Mazraç janë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button