5 euro kush kalon Rrugën e Kombit

Shumë shpejt, për të kaluar në rrugën e Kombit, drejtuesit e automjeteve do të duhet të paguajnë, sa herë lëvizin nga Tirana në Kosovë e anasjelltas. Në shtator pritet të nisë aplikimi i tarifës, që mund të jetë  5 euro për çdo autoveturë që kalon në këtë autostradë. 4 kompani kanë paraqitur ofertat për të marrë me koncesion Rrugën e Kombit, në segmentin nga Miloti në Morinë, me qëllim riparimin dhe mirëmbajtjen e tij. Burime nga ministria e Transporteve bënë të ditur se këto oferta do të vlerësohen nga ministria e Transporteve në 15 shtator. Pritet që fituese të jete kompania e cila do te paraqese oferten pikerisht 5 euro per veturat, ndersa furgonët, autobusët dhe kamionët pritet të kenë tarifa më të larta.Koncesioni parashikohet të jetë 25 deri në 35 vjet. Kompania fituese do të duhet të ndërtojë infrastrukturën hyrëse në Milot dhe në Morinë. Po kështu edhe në hyrje – daljet e tjera të autosdradës. Në hapje të procedurave të tenderimit u fol edhe për një tjetër detyrim të kompanisë që do të fitonte tenderin; ajo do të duhet të shtonte me dy korsi segmentin nga Miloti në Rrëshën. Por nuk është e qartë nëse ky detyrim është i përfshirë në ofertat që kanë paraqitur 4 kompanitë që janë në garë.

Lajme të ngjashme

Back to top button