Burra me mjekra dhe veshje tradicionale islame shëtitën në Manastir

A është duke u rritur numri i përkrahësve të islamit radikal në Manastir, është dilema e qytetarëve të këtij vendi, pasi sipas tyre është më se e dukshme prania e njerëzve nëpër qytet me mjekra të gjata, pantallona të shkurta dhe veshje tradicionale islame. Qytetarët e Manastirit këto reagime I kanë shprehur edhe para muftinisë, të cilët thonë se për çdo paraqitje të qytetarëve që përngjan në vehabizëm e kanë paraqitur në polici.

“Në Manastir është respektuar islami tradicional dhe për këtë shkak qytetarët e këtij vendi reagojnë për paraqitjen e këtyre personave me këtë veshje që ngjanë në vehabizëm. Deri më tani kemi reaguar 20 herë në polici, por nuk kemi reagim dhe përgjigje”, thotë muftiu i Manastirit Pllumi Veliu për “Meta”.

Sipas tij mund që këto njerëz për të holla bëjnë thirrje dhe propagandojnë vehabizëm, edhe pse muftinia e Manastirit me kujdes i ndjek ngjarjet dhe gjendjen në këtë pjesë të shtetit.

“Për veshjen mendoj se ato njerëz marrin para, bëhet fjalë për një lëvizje globale, por që format e veprimit janë të ndryshme, por qëllimi është një. Për pranimin e kësaj mënyre të jetesës mendoj se ato marrin të holla. Mendoj se është 200 euro, por nëse arrijnë që të bindin edhe njerëz të tjerë ky çmim ritet. Ne si muftini nuk do të lejojmë që ti bëhet dëm islamit tradicional, por kjo nuk do të thotë se edhe nesër do të jetë kështu”, tha Veliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button