Fillon Festivali i fikut në Gjevgjeli

­ Në Gjevgjeli sot do të mbahet festivali tradicional i fikut në të cilin përgatitësit e reçelit do të garojnë në prodhimin e reçelit nga fiku i pjekur.

Krahas garuesve nga Gjevgjelia, sivjet në manifestim do të marrin pjesë edhe mysafirë nga Greqia, Rumania dhe Bullgaria, kumtuan organizatorët të cilët njoftuan se edhe krahas garës në përgatitjen e reçelit nga fiku, do të organizohet edhe program i pasur kulturoro­artistik.

Festivali i fikut organizohet nga shoqata “Tera”, nën patronazhin e komunës së Gjevgjelisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button