Mënyra natyrale për të ndalur dhimbjen e veshit

Këto janë disa mënyra se si ju mund ta ndalni dhimbjen e veshit në kushte të shtëpisë me mjete natyrale.

Farat e qershive dhe vishnjes – jastëkun (kompresë) e ngrohtë me fara qershie mbështeteni në veshin e sëmurë, ndriçoni veshin me dritë infra të kuqe dhe kokën gjatë natës mbani mbi ‘termofor’ (gomë me ujë të ngrohtë), sepse ngrohtësia i zbutë dhimbjet.

Vaji i karafilit – zvogëlon dhimbjet me të cilin e lagni pak pambuk dhe ashtu të lagur e vendosni në veshin e sëmurë, në pjesën e përparme të kanalit të dëgjimit.

Miell mustarde – tri lugë miell përzieni me ujë të ngrohtë në një masë të hollë. Në gazë vendosni masën dhe për 15 minuta e mbani pas veshit të sëmurë.

Vaji i çajit (pemës së çajit), ullirit apo bajameve – përgatitni pika për veshë, ashtu që përzieni 3 pika vaj çaji me 1 lugë të vogël vaj ulliri apo bajamesh dhe përzierjen e ngrohni mbi ujë të vluar. E ktheni kokën anash dhe pikoni pikat në vesh, përmes një pikatore të cilën mund ta blini në barnatore.

Lajme të ngjashme

Back to top button