Martesa që po shokon botën, 14-vjeçari martohet me 10-vjeçaren! (FOTO)

Fotografitë shokuese të një dasme në Iran janë bërë virale në një kohë shumë të shkurtër. Protagonistët e dasmës janë një djalë 14 vjeç dhe nusja e tij, vetëm, 10 vjeçe. ‘Çifti-shkruan agjencia e lajmeve al-Arabiya – mori një leje speciale nga autoritetet për tu martuar, ndonëse nuk kishte moshën e lejuar me ligj për tu martuar’. Republika e Iranit thotë se martesat lejohen mbi moshën 15 vjeç për djemtë dhe mbi 13 për vajzat, vetëm nëse kanë konsensusin e babait.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin dy të martuarit në poza që imitojnë ato të të rriturve. Ai për shembull tenton të puthë gruan e tij, ose përpiqet që të shfletojë një libër. Të tjerat tregojnë dhëndrin si në novelën e ‘princit të katërt”- në tentative për të zgjuar me një puthje “bukuroshen e fjetur”, ose nusja e shtrirë në kofanon e një makine, e rrethuar me tufa lulesh.

Në një foto dy të  martuarit imitojnë  Leonardo di Caprio dhe Kate Winslet mbi anijen e Titanikut, e të tjera poza të tilla. Sipas drejtorit të Qendrës Shtetërore të Koordinimit të Emergjencave Sociale, Majid Arjmandi, thotë se në 10 vitet e fundit rreth 420.000 vajza nën moshën 15 vjeç,  janë martuar në Iran me burra në disa raste deri në 60 vjeç, ose më shumë. Vetëm vitin e kaluar ka pasur më shumë se 40 mijë prej këtyre rasteve. Arjmandi gjithashtu denoncoi se në vitet e fundit ka pasur disa martesat e vajzave që ishin më pak se 10 vjeç.

2 3 4

Lajme të ngjashme

Back to top button