Libra të reja me gabime të vjetra!

Në vitin e ri shkollor nxënësit e shkollave fillore dhe ato të mesme ,do t’i ndërrojnë librat e vjetër me të reja. Por gabimet kanë mbetur në libra, konfirmon ministri i arsimit, Abdilaqim Ademi.

Ministri Ademi ka numëruar disa shkaqe se përse nuk janë larguar gabimet thelbësore dhe teknike nga librat.

“Nuk mundemi t’i heqim në këtë moment, sepse po bëhet fjalë për të njëjtën përmbajtje dhe të drejta autoriale, duhet konkurs të ri, njoftim dhe procedurë të re”, deklaroi të premten Ademi.
LEXO: Libra skandaloz: Flamurin e Kosovës e quajnë të Greqisë (Foto)

Mësimdhënësit shqiptarë ankohen për përmbajtjen e librave, me të cilat parashikohet të mësohet në plan program.

“Është e tmerrshme, një fëmijë mund të dallojë gabimet skandaloze që janë prezentë ne librat mësimor. Kjo është e patolerueshme, ne duhet t’i përmirësojmë dhe të kujdesemi që fëmijët të mësojnë siç duhet”, tha F.G, mësimdhënës.
LEXO: Librat në shqip, problem rrënjësor ende pa zgjidhje

Sipas mësimdhënësit Vllado Dimovski, kjo është populizëm në vitin parazgjedhor e cila shkon në dëm të procesit mësimor.

“I gjithë dëmi shkon në dëm të nxënësve, edhe pse librat janë shtypur ashtu siç kanë qenë, ajo është një utopi e madhe, të kuptohemi. Librat kanë qenë me shumë gabime thelbësore dhe me shumë gabime teknike”, shprehet Dimovski.
LEXO: Librat e rinj me problemet e vjetra (FOTO)

Ai dhe ministri Ademi kanë qëndrime të ndryshme edhe kundër shtypjes dhe distribuimit të librave të reja.

“Shkollat janë të informuara se librat do të jenë të reja, ata e kanë dorëzuar numrin e nxënësve dhe të gjithë nxënësit tanimë i kanë librat”, ka thënë Ademi.
LEXO: Tekstet shkollore shtrembërojnë faktet historike për fiset Ilire

“Për shkollën time unë mbaj evidencë për porositjen e librave nëpërmjet aplikimit elektronik. Informata nuk kemi se do të rishtypen apo kanë arritur libra të reja, ashtu siç thotë ministri.”, deklarohet mësuesi, Dimoski.

“Jo vetëm librat e dëmtuar, por i gjithë tirazhi është rishtypur për nj shumë prej 50 milionë denarë, me përjashtim të matematikës dhe librin e shkencave natyrore për klasën e 7, të cilat në vitin e ardhshëm do ta mësojnë sipas programit të Kembrixhit” ka thëne Ademi.

Në lidhje me spekulimet se testimi ekstern do të hiqet, Ademi tha që deri më tani nuk ka asnjë aktivitet konkret dhe se vendimin do ta marrin në bashkëpunim më palët e përfshira në këtë proces.

LEXO: Gënjeshtrat dhe premtimet e qeveritarëve për librat në gjuhën shqipe
LEXO: Librat e Kembrixhit aspak nuk janë të përshtatshme për Maqedoninë
LEXO: Librat e Kembrixhit katastrofal, bëhet fjalë për biznes 12 milion eurosh
LEXO: Kembrixhi, librat e vjetërsuara dhe gabimet skandaloze do të shoqërojnë nxënësit këtë vit
LEXO: Edhe ky vit me gabimet skandaloze në tekstet shkollore, vitin tjetër libra të rinj
LEXO: Librat falas të shkatërruara, prindërit marrin iniciativë për të blerë libra të ri

Lajme të ngjashme

Back to top button