Edhe 65 vajza nga Shqipëria martohen me maqedonas

Vajzat nga Shqipëria gjithnjë e më tepër po joshen që të martohen me maqedonas, ndërsa ky fenomen më tepër është i pranishëm në vendbanimet rurale. Sipas një të dhënë, madje, vetëm në komunën e Krivogashtanit, janë realizuar 65 martesa në mes maqedonasve dhe shqiptareve.

Komuna e Krivogashtanit ka gjithsej 6.500 banorë. Në shtëpitë ku gratë janë shqiptare ka nga 2 deri në 4 fëmijë, njofton Kanal5.

Autoritete lokale thonë se për çdo fëmijë të lindur ka ndihmë prej 5000 denarëve, ndërsa për nuset nga Shqipëria, ofrohet kurs pa pagesë për mësimin e gjuhës Maqedonase.

Nuset nga Shqipëria shoqërohen mes veti dhe këmbejnë përvojat nga e tashmja dhe e kaluar, ndërsa disa prej tyre edhe punojnë këtu.

Lajme të ngjashme

Back to top button