“Qeveria premton benificione, por asgjë s’paguan me rregull

Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve, ka reaguar se ministria përgjegjëse, i ka vonuar për 9 muaj pagesat për kontributet e organizatave me aftësi të kufizuar edhe pse sipas rregullit ajo do të duhej të bëhet brenda 45 ditëve.

“Janë vonuar 9 muaj, a keni pyetur se si organizatat punojnë pa këto para. A e dini se sa ndërmarrje kanë dështuar me vendimin e këtij ligji, bëni analiza, vërtetojeni. Dilni para publikut dhe lavdëroheni se do t’i paguani kontributet, për ata që do të jenë të punësuar si zëvendësues të grave që janë në pushim të lehonisë, e premtoni atë, ndërkaq nuk i keni pastruar borxhet e vjetra”, thotë Samka Ibraimovski, kryetari i PEPR, për Plusinfo.

Ai informon se përveç të ardhurave për kontributet e organizatave me aftësi të kufizuar, janë vonuar thuajse të gjitha dotacionet në para në shtet.

“Vazhdimisht ndihma me para vonohet për tre muaj, kompensimi për rrymë elektrike pesë muaj, ndërkaq kompensimi për kujdes të huaj fitohet me vonesë prej dy deri më tre muaj. Sipas Ibraimovskit edhe kompensimin që e fitojnë prindërit e familjeve me ndihmë sociale, fëmijët e të cilëve janë në shkollë u paguhet me vonesë prej katër deri më pesë muaj. Ky është fakt se po e përdorin mashtrimin e vjetër të zgjedhjeve të kaluara, populizëm dhe premtime deri në vdekje në gjithçka, a kanë para a s’kanë, nuk është me rëndësi”, thotë Ibraimovski.

Ai potencon se të gjithë benificionet sociale për firmat dhe për qytetarët që Qeveria i promovon nuk janë të parapara me buxhet.

Lajme të ngjashme

Back to top button