Gruevski: Do të angazhohemi që diaspora të ketë deputetë të saj në Parlament

“Qëndrimi ynë është që të zhvendosurit nga Maqedonia të kenë përfaqësues të tyre në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe do të angazhohemi edhe më tej që diaspora në këtë mënyrë të marrë pjesë në jetën politike në vend”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në takimin e mbrëmshëm me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë në Vjenë, Austri.

“Ky ishte një projekt për të cilin shumë është folur para vitit 2006, megjithatë asnjë qeveri nuk e ka zbatuar. Ne e premtuam kur ishim në opozitë në vitin 2004, në vitin 2005 dhe pastaj pas ardhjes tonë arritëm t’i bindim edhe partitë e tjera politike që diaspora jonë, qytetarët e Maqedonisë të cilët janë të zhvendosur nga Republika e Maqedonisë, të cilët me shpirt dhe zemër dëshirojnë t’i ndihmojnë Republikës së Maqedonisë dhe çdoherë kur kanë mundësi e bëjnë këtë të kenë të paktën pjesëmarrje simbolike në krijimin e politikave, të kenë pjesëmarrje përmes dhënies së ideve dhe kërkesave të tyre, propozimeve, kritikave përmes përfaqësuesve të tyre. Thashë simbolike sepse kemi një përfaqësues nga Evropa, një nga Amerika dhe një nga Australia dhe nëse më pyetni mua, unë konsideroj se numri i përfaqësuesve duhet madje edhe të jetë më i madh, megjithatë tani për tani nuk kemi unitet për këtë çështje në shtet, midis partive politike”, theksoi Gruevski sipas MIA.

Ai theksoi se diaspora ka të drejtë për përfaqësues të saj. “ne do të vazhdojmë të luftojmë të paktën këta tre deputetë të cilët tani i keni të vazhdojnë dhe në atë mënyrë, qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë shtetit të votojnë në zgjedhje dhe të kenë përfaqësues të tyre dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në jetën politike në Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Back to top button