fbpx

Policia e ngatërron teleskopin e një vajze me pushkë!

Dy studentë të Universitetit të Dakodës Veriore në Amerikë u habitën kur u erdhën dy policë të armatosur duke menduar se teleskopi i tyre është armë vdekjeprurëse.

Dy studentet ishin duke e montuar teleskopin në oborrin e apartamentit të tyre të hënën në mbrëmje kur u konfrontuan nga policë me armë të gatshme, shkruan Huffington Post.

Para konfrontimit, një polic i kishte parë dy vajzat me teleskopin dhe ka menduar se ishin duke montuar ndonjë pushkë. Ai po ashtu mendoi se xhaketa që e kishte veshur njëra nga vajzat ishte xhaketë antiplumb.

Lajme të ngjashme

Back to top button