Ministri Poposki në takim pune me konsujt e nderit

Konsujt e nderit të Maqedonisë jashtë vendit të cilët prej dje po qëndrojnë në vend, sot do të kenë takim pune me ministrin e Punëve të Jashtme,  Nikolla Poposki.  Në takim, siç kumtoi MPJ, krahas analizës së punës së deritanishme, do të përcaktohen edhe prioritetet për ndarjen e ardhshme.

Konsujt e nderit nesër në Ohër do të kenë takim pune me përfaqësuesit më të lartë qeveritarë nga sferat e theksuara. Takimi është në funksion të informimit gjithëpërfshirës për prioritetet e Qeverisë, si dhe për angazhimet për tërheqjen e investimeve të huaja, promovimin e eksportit dhe prezantimin e potencialeve turistike të Republikës së Maqedonisë.

Gjatë vizitës në Maqedoni, konsujt do të realizojnë takime edhe me kryetarët e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, të Manastirit, Vlladimir Taleski dhe të Ohrit, Nikolla Bakraçeski. Në takime do të prezentohen potencialet ekonomike, kulturore dhe turistike në këto qendra. Me rastin e ardhjes së konsujve, presidenti Gjorge Ivanov dje organizoi pritje në Muzeun e luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi. Konsujt e nderit do të qëndrojnë në Maqedoni deri më 10 tetor. 

Lajme të ngjashme

Back to top button