Poposki: Procesi i Berlinit ta përshpejtojë eurointegrimin e vendeve të Ballkanit

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, i cili ishte anëtar i delegacionit të Maqedonisë në Samitin e Vjenës, e ka theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ta shfrytëzuar rastin e “procesit të Berlinit” për përshpejtimin e integrimit të vendeve ballkanike në BE.

“Faktor kryesor për zhvillim dhe prosperitetit është përmirësimin i lidhjeve të përbashkëta infrastrukturore në regjion dhe BE. Duhet të sigurohen mekanizma të qëndrueshëm për financim nëpërmjet fondeve ndërkombëtare të BE-së për implementimin e marrëveshjeve të projekteve regjionale për transport dhe infrastrukturë të cilat janë me rëndësi të gjerë evropiane. Prioritetet për Maqedoninë janë projektet për korridoret evropiane 8 dhe 10”, tha Poposki.

Në lidhje me krizën e emigrantëve, shefi i diplomacisë së Maqedonisë e ka potencuar se është e nevojshme një përgjigje e unifikuar evropiane për kalimin e sfidave me të ikurit.

“Jo më pak e rëndësishme është që urgjentisht të adresohen edhe konfliktet afatgjate si arsye primare e paraqitjes së krizës me emigrantët. Porosia nga BE është që kjo gjendje është e papranueshme, për të cilën po përgatiten mekanizma dhe ndihma të duhura për bashkëpunim”, shtoi Poposki.

Në pjesën e çështjeve bilaterale, ministrat për punë të jashtme të shteteve të Ballkanit Perëndimor të cilat kanë qenë në Vjenë, kanë nënshkruar Deklaratë me të cilën qeveritë e tyre janë të ngarkuara me detyrë që të gjitha pyetjet e hapura bilaterale t’i zgjedhin me frymë fqinjësore dhe me bashkëpunim të përbashkët në proceset eurointegruese.

Qeveritë janë ngarkuar me detyrë që mospajtimet të mos i keqpërdorin kundër njëri-tjetrit në procesin e eurointegrimeve, gjithashtu do ta jenë të mbështetura nga BE-ja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale. Të gjitha çështjet e hapura t’i zgjedhin nëpërmjet bisedimeve në përputhshmëri me normat ndërkombëtare.

Ministri Poposki e theksoi se është e rëndësishme përfshirja e shteteve anëtare të BE-së në kësi lloj procesi gjerë në samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor që duhet të mbahen vitin e ardhshëm në Paris, thuhet në deklaratënMPJ-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button