Ja çfarë dënohet sipas ligjeve të reja për komunikacion

Ligji i ri për komunikacion parashikon dënime nëse nuk respektohen këto rregulla. Në lidhje me përdorimin e dritave gjatë drejtimit të automjetit, është paraparë që ato të përdoren prej fillimit të muzgut e gjerë në zbardhjen e ditës, por dhe në raste kur për shkaqe klimatike apo të tjera shikueshmëria është e dobët. Motoçikletat, patjetër duhet t’i mbajnë të ndezura dritat edhe ditën edhe natën, ndërkaq parashihet që edhe çiklistët të pajisen me dritë të veçantë për shkak të sigurisë së tyre në trafik.

Ligji i ri parasheh përdorimin e “Raportit Evropian” gjatë ndeshjes kur ka dëme të vogla materiale, personat që kanë bërë ndeshje duhet ta mbushin dhe ta nënshkruajnë këtë raport. Ndërkaq menjëherë pas asaj duhet t’i largojnë automjetet nga rruga me qëllim që të mos e pengojnë komunikacionin.

Në lidhje me përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, është paraparë që shoferi taksist t’i lejohet të përdorë telefon, por edhe tjera pajisje të ngjashme, por duhet t’i përdorë në atë mënyrë që mos ta pengojë  drejtimin e automjetit. Është paraparë rritja e gjobave për shoferët që, nga rruga me baltë kyçen në rrugë të asfaltuar, sipas ligjit të ri parashihet që ai person do të jetë i detyruar ta pastrojë rrugën.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Fjalët e fudit seni kan gjudit se rrugët para tiregullojn e pastaj ligjin .Kurr une vij prej fushe skam ka tjambaj patjetër ttë dal nu rrugën kriesore po evropa i plotsu kushtet dhe dënon te ne ligji pa kushtet (fëmija pa linda apo ekundëfrta) me respekt.

  2. Krejt i bien ligjet si dun vet a rruget katastrof i kav edhe vec i hypin putarinat a… Putarina ne kumanov e paguan 60 den a ruga katastrof.

Back to top button