Maqedoni, komunat nuk tregojnë sa para shpenzojnë

Propozim buxheti ishte në dispozicion te ueb-faqet e vetëm 9 komunave, 33 e dërguan me kërkesë, ndërsa në 33 komunat e mbetura nuk u dërgua propozim buxheti, tregon një hetim i transparencës buxhetore nëpër komuna.

Komunat e Maqedoisë rrallë e publikojnë propozim buxhetin në internet dhe rrallë ose aspak nuk marrin masa për paraqitjen e shpenzimit të parave para publikut. Ky është rezultati i monitorimit njëvjeçar të transparencës buxhetore e realizuar me ndihmë financiare nga BE-ja, shkruan REL.

Sipas analizës, propozim buxheti ishte në dispozicion te ueb-faqet e 9 komunave, 33 komuna e dërguan me kërkesë, ndërsa 33 komunat e mbetura nuk e dërguan atë. Po ashtu nga hulumtimi u pa se disa komuna ende nuk kanë ueb-faqe funksionale, dhe se shumica e qytetarëve besojnë se komunat i fshehin këta informata nga publiku. Projekti u realizua nga Qendra për Analiza Ekonomike dhe Qendra Forumi për Hulumtime Strategjike dhe Dokumentim në bashkëpunim me 10 organizata lokale.

Mauro Di Velori, kryetari i delegacionit të BE-së, ka thënë se transparenca dhe përgjegjshmëria janë parimet e qeverisjes dhe një element kyç i demokracisë.

“Përsëris se në rekomandimet e raportit të fundit mbi përparimin e vendit ceket se duhet të përmirësohet transparenca në menaxhimin e parave nga fondet publike dhe të përmirësohet pjesëmarrja e shoqërisë civile në planifikimin e politikave”, tha Mario Di Velori, duke shtuar se BE-ja ofron ndihmë në këtë drejtim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button