Hitzfeld: Shqiptarët e Zvicrës janë profesionist

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedit të premten do ta përjetojnë njërën prej ndeshjeve më të veçanta në karrierën e tyre.

Të gjitha këta do të veshin fanellën e Zvicrës, kurse për kundërshtarë do të kenë bashkëkombasit e tyre të Kombëtares së Shqipërisë. Tifozët në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, vështirë se do t’i mirëpresin, bazuar në takimin e parë të luajtur në Cyrih në shtator të vitit të kaluar.

Në lidhje me këtë, trajneri i pesëshes shqiptare, Ottmar Hitzfeld, në intervistën për gazetën Arena ka thënë se lojtarët e tij do të sillen si profesionist. Ai thotë se në Tiranë vijnë për fitore, pavarësisht se vetëm një pikë i dërgon në ‘Brazil 2014’. Takimi luhet të premten. Ai flet edhe për Kosovën, duke shprehur ‘keqardhjen’ se do të shkojë edhe një kohë e gjatë për t’u pranuar në UEFA e FIFA.

Lajme të ngjashme

Back to top button