ARM: Do të qëndrojmë në kufi derisa ka nevojë

Pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë që janë radhitur në kufirin jugor, dy ditë pasi Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të krizës së refugjatëve, edhe më tej qëndrojnë në kufi si asistencë e policisë, thonë për “Meta” nga shtatmadhoria e ARM-së. Nga SHM thonë se angazhimi i tyre do të zgjat “derisa të ketë nevojë”.

“Forcat e ARM-së edhe më tej gjenden në kufirin jugor. Asistimi i Armatës do të zgjat derisa kompetentët vendosin se nuk ka më nevojë për prezencën e forcave në kufi. Vendimi varet nga vlerësimet që bëhen çdo ditë në terren. Kur të vendoset se nuk ka nevojë prezencë e armatës, do të tërhiqemi” tha për “Meta” zëdhënësi i shtatmadhorisë, kolonel Mirçe Gjorgovski.

Pjesëtarët e ARM-së ishin pozicionuar të premten e javës së kaluar, dy ditë pas vendimit të Qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës.

“Të premten gjatë dirës pas vendimit të miratuar nga presidenti dhe shtatmadhorisë janë pozicionuar forcat sipas kërkesave MPB-së- shtoi Gjorgovski.

Sipas dispozitave ligjore, një pjesë e Armatës merr pjesë në mbështetjen e policisë në kushte kur “në gjendje krize rrezikohet sigura e shtetit ndërsa organet e shtetit nuk kanë resurse përkatëse për intervenim”.

Sipas të dhënave të fundit, pas situatës së tensionuar të premten dhe të shtunën, javën e kaluar, dy ditët e fundit transporti i refugjatëve drejt kufirit me Serbinë zhvillohet pa probleme.

Lajme të ngjashme

Back to top button