fbpx

Konventat ndërkombëtare diktojnë sjellje të caktuar

[Recension: “Qeveria shpalli gjendje të jashtzakonshme në veri dhe në jug të kufirit”]

Maqedonia ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit në shumë nga mediat më të njohura botërore. Arsyeja? Trajtimi që ju bëjnë forcat e shtetit refugjatëve që vinë nga Siria, Iraku dhe Avganistani për të ikur nga lufta dhe konfliktet që zhvillohen në vendet e tyre.

Në një situatë të këtillë, edhe mediat e vendit pasqyruan ngjarjen por shumica e tyre duke mos dhënë detaje të nevojshme se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Portalb - Qeveria shpalle gjendje te jashtezakonshme ne veri dhe jug te kufiritLinku për te artikulli origjinal: “Qeveria shpalli gjendje të jashtzakonshme në veri dhe në jug të kufirit”
Data dhe koha e publikimit: 20.08.2015, 14:09
Data e recensionit: 24.05.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Maqedonia, vend që synon integrimin në strukturat euro-atlantike, ka nënshkruar marrëveshje për respektimin e Konventave ndërkombëtare pë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Në çdo rast dhe situatë që këto të drejta shkelen ose nuk respektohen, media duhet t’ju bëjë presion organeve kompetente që të marrin përgjegjësinë që u takon.

Në nivel ndërkombëtar janë miratuar një sërë aktesh për mbrojtjen e refugjatëve si Protokolli i Hagës, Konventa për Statusin e Refugjatëve dhe Protokolli për Statusin e Refugjatëve dhe si rrjedhojë, ekzistojnë disa ligje që mbrojnë të drejtat e refugjatëve në Maqedoni. Gazetari mund të konsultonte njërën nga këto për të plotësuar informacionin e tij.

Janë disa cilësi të përbashkëta që i karakterizojnë personat të cilët konsiderohen refugjatë dhe ato janë; personat që kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje ndërkombëtare; dhe që janë jasht vendit të tyre dhe kanë frikë nga ndjekja prandaj nuk ju drejtohen autoriteteve të tyre për ndihmë dhe në vendin ku janë, kanë hyrë ilegalisht.

Lajmi konsiston vetëm në një deklaratë zyrtare të Qeverisë, respektivisht të zëdhënësit të Ministrisë për Punë të Brendshme, Ivo Kotevski, i cili raportohet të ketë shpallur gjendje të jashtzakonshme në kufirin verior dhe jugor të vendit. Arsyeja – “për ta rritur sigurinë e popullatës lokale dhe t’ju mundësohet trajtim më i përshtatshëm dhe më human emigrantëve të cilët tanimë kanë hyrë në territorin e shtetit”.

Një çështje e kësaj rëndësie që është ngushtë e gërshetuar me liritë dhe të drejtat e njeriut, duhet të trajtohet nga të gjitha këndvështrimet dhe të sfidohet objektiviteti dhe drejtësia mbi të cilën qeveria ka marrë vendimin e dhënë.

Gazetari vihet në një pozicion të vështirë ku duhet të mbrojë interesat e njerëzve që në këtë rast ndahen në dy kategori; të mbrojë të drejtat e refugjatëve për një jetë më të sigurtë se ajo në vendin nga i cili kanë ikur ku u është rrezikuar edhe jeta; dhe nga ana tjetër të jetë pro mirëqenies së popullsisë së vendit të tij dhe të shqyrtojë nëse kjo mirëqenie vihet ose jo në rrezik nga grupi i lartpërmendur.

Teksti është jo i plotë sepse trajton vetëm një deklaratë zyrtare të qeverisë dhe mungon background-i kur kemi parasyshë ndjeshmërinë e çështjes që trajton.

Lajme të ngjashme

Back to top button