Nuk mund të flitet për dikë e ata mos të pyeten

[Recension: Konfirmohet përçarja në BDI në Saraj të Shkupit]

Gazetari duhet të publikojë informacione të sakta. Kodi etik i gazetarisë sqaron se, nëse informacioni nuk mund të vërtetohet ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo nuk duhet të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

111Linku deri te artikulli origjinal: Konfirmohet përçarja në BDI në Saraj të Shkupit

Data dhe koha e publikimit: 22.08.2015

Data e recensionit: 25.08.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Produkti gazetaresk që po e recensojmë qysh në titull paralajmëron për saktësi të informacionit që jep. “Konfirmohet përçarja e BDI në Saraj të Shkupit” është titulli i produktit. Megjithatë, një konfirmim të informacionit, ashtu siç paralajmërohet në titull, brenda tekstit nuk mund ta shohësh.

“Promovimi i një projekti infrastrukturor nga komuna e Sarajit ka zbardhur të vërtetën rreth përçarjes së thellë të degës së BDI-së në këtë rajon, që konsiderohet si bastion i partisë së Ali Ahmetit.Në Saraj po thellohen edhe më shumë konfrontimet midis nënkryetarit të BDI-së dhe njëkohësisht kryetarit të degës në këtë rajon, Rafis Aliti me grupimin e udhëhequr nga ish-ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, i cili rreth tij ka edhe kryetarin e komunës, Bekim Murati. Në promovimin e një rruge lokale, i pranishëm ku ishte zëvendëskryeministri Musa Xhaferri ka qenë i pranishëm vetëm fraksioni i Bexhetit, ndërsa munguan Aliti dhe bashkëpunëtorët e tij.”

Gazetari si fakt për konfirmimin e përçarjes së tij ka marrë mos- prezencën e nënkryetarit të parlamentit, Rafis Aliti, në promovimin e një rrugë në Saraj. Pa u vërtetuar informacioni nga palët që kanë marr pjesë apo e kanë anashkaluar solemnitetin në fjalë mbetet vetëm supozim i gazetarit që hap dilema tek lexuesi mbi saktësinë e çështjes së ngritur.

Imperativ i gazetarëve është vërtetësia e informacionit. Gazetari është i obliguar ta provojë informacionin me sa më shumë fakte relevante, të paktën prej dy burimeve të pavarura. Nëse lajmi nuk mbështetet në fakte, gazetari duhet ta saktësojë në tekst se lajmi është i pakonfirmuar.

Në rast se gazetari kishte tentuar të marr qëndrime nga emrat që i ka përmendur në tekst mbi përçarjen eventuale në BDI produkti do të dilte më i saktë, i balancuar dhe i verifikuar. Në këtë mënyrë do të mund të konfirmohej edhe titulli.

Shtypi mbjell besueshmërinë tek lexuesi vetëm me lajme të qarta dhe sakta. Lajme që karakterizohen me burime të mirëinformuara dhe fakte të bollshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button