Në Novakë gjithçka është ideale

Prej aeroplani mund të shihet se ky kontribut është propagandues dhe ka për qëlli ta lavdërojë kryeministrin me çdo çmim. Artikulli ka anshmëri politike dhe nuk është gjithëpërfshirës.

КАНАЛ 5   ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: Surle dhe lodra në Novakë – mbi dy mijë banorë e pritën kryeminsitrin Gruevski

Data dhe koha e publikimit: 22.08.2015

Data e recensionit: 25.08.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Titull propagandistik dhe hyrje euforike. Mbi dy mijë banorë me surle dhe lodra e kanë pritur kryeministrin Gruevski. Kjo është pamja e parë që mund të shihet nga kronika.

E ngjashme ishte pamja edhe në Zhirovnicë, Rostushë, Skudrinjë dhe fshatrat e tjera të Rekës të cilat i vizitoi kryeministri.

Ndoshta pamja ka qenë e njëjtë, mirëpo atë pamje shikuesit nuk e panë. Prandaj nuk mund të vlerësohet vërtetësia e këtij pohimi. Nga kronika qartë shihet se ajo është një “PR” i porositur, ku rrjedhin varg lavdërimet për kryeministrin, sa ai është i afërt me qytetarët dhe sa shpejt i zgjidh problemet e tyre. Gruevski ka mikrofona na veshjen e tij, kthehet nga kamera dhe me shpejtësi veprin në terren. Skenar i paramenduar paraprakisht për film propagandues.

Në kronikë nuk përmendet asnjë problem real me të cilin ndoshta ballafaqohen banorët e fshatit Novakë. Sipas kësaj kronike, në Novakë gjithçka është ideale.

Pritja e këtillë e kryeministrit Gruevski nga ana e banorëve të fshatit nuk është vetëm rezultat i projekteve të realizuara, por edhe i besimit të fituar, takimeve të shpeshta dhe mundësisë për komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin, thonë qytetarët, të cilët u falënderuan që Qeveria ua zgjidh problemete më të rënda me të cilat ballafaqohen për çdo ditë.

E si nuk do të ishte ideale kur shikuesit nuk panë asnjë deklaratë nga asnjë banor i fshatit. Edhe sikur të kishte pasur ndonjë hall dhe të kishte dashur ta thotë para kamerave, nuk ka pasur mundësi për këtë, pasi që fokusi kryesor ka qenë i përqendruar te kryeministri, e jo te qytetarët.

Në rrjetet sociale madje u paraqitën edhe dyshime se a e kanë pritur me të vërtetë Gruevskin 2.000 banorë të këtij fshati, për shkak se, siç njoftoi sekretari gjeneral i LSDM-së, Оliver Spasovski,  fshati numëron 1.006 banorë.

Kjo kronikë është gjithçka, vetëm se jo produkt profesional gazetaresk. Më tepër i ngjan materialit reklamues partiak para zgjedhjeve.

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në gjuhën maqedonase).

Lajme të ngjashme

Back to top button