Vajza e mitur bëhet simbol tragjedie në kufirin serbo-hungarez (Foto)

Vajza e mitur përderisa kalonte telat me gjemba në kufirin serbo-hungarez është bërë simbol tragjedie dhe shprese e emigrantëve ilegalë që po hyjnë në mënyrë të pakontrolluar në Hungari.

Policia hungareze ka njoftuar sot se në vend të mërkurën janë regjistruar rreth 3,241 emigrantë ilegalë, që është shifra rekorde e regjistruar për emigrantët që kanë hyrë brenda një dite në Hungari.

Sipsas të dhënave, shumica e emigrantëve janë parë në qytetin kufitar Csongrad, rreth 2,958 sosh, prej tyre rreth 698 fëmijë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, shumica e këtyre emigrantëve vijnë nga Siria, Pakistani dhe Afganistani, dhe depërtojnë në Hungari përmes Serbisë.

Policia me t’i zbuluar emigrantët, menjëherë i ka dërguar nëpër qendrat hungareze të emigracionit. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button