Greqi, dështon krijimi i një qeverie të përkohshme, për herë të parë betohet një kryeministre femër

Presidenti grek pritet të shpërndajë sot parlamentin dhe të dekretojë datën 20 shtator për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo pasi as kundërshtari i Alexis Cipras, kreu i partisë Bashkimi Popullor, Panajotis Llafazanis nuk arriti të krijonte një qeveri të përkohshme. Llafazanis pritet të dorëzojë mandatin sot në orën 13:00.

Për herë të parë në postin e kryeministrit të Greqisë pritet të betohet në grua. Ajo është Vasiliki Thanu. Sipas mediave në Greqi, nuk ka asnjë mundësi për të krijuar një qeveri koalicioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button