Euromilku në Tetovë i merr gjitha pikët Shkëndijës

Është kompletuar dhe xhiroja e 10-të e Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë, ndërsa befasia ka ndodhë në Tetovë. Askush nuk kishte pritur, e as që kishte guxuar të ëndërrojë se Shkëndija do të humbë me 3:0 nga ekipi i fundit në tabelë, Euromilk, por ja që edhe kjo ndodhi.
Kuqezinjtë që nga minuta e 29-të luajtën pa Egzon Belicën, i cili u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa të përzgjedhurit e Jovanovski kësaj situatate i bënë ballë vetëm 45 minutat e para. Menjëherë sapo kishte filluar pjesa e dytë, miqt filluan të sulmojnë por edhe të shënojnë. Në minutën e 47 i pari e hapi serinë  golave Davçevski, ndërsa në atë të 76-të dhe 90-të Stojanovski i fundosi tetovarët. 

Pas 10 xhirove të zhvilluara skuadra e Shkëndijës radhitet në pozitën e 8 me 11 pikë të grumbulluara. Vlen të përmendet që xhiroja e radhës do të sjellë derbin e qytetit të Tetovës mes skuadrës së Shkëndijës dhe Renovës.

Derbi i vërtet është luajtur në Gostivar, ku Gostivari dhe Renova kanë ndarë pikët pasi luajtën baraz 1:1. Ekipi nikoqir ankohet se i janë mohuar dy penalti dhe se në këtë rast është favorizuar skuadra nga Gjepçishti. Të parët në epërsi në këtë ndeshje kaluan nikoqirët me goline  Altin Llogës, ndërsa Mesfushori Emran Ramadani barazoi në minutën e 74-të.

Rezultatet komplete të xhiros së 10-të: Gostivari – renova 1:1, Shkëndija – Euromilk 0:3, Metalurgu – Turnova 1:0, Napredoku – Makedonija Gj.P 2:1, Pelisteri – Vardari 1:2.

?abela: Metalurgu 18, Vardari 17, Rabotniçki 16,  Pelisteri 16, Renova 15, Bregallnica 15, Turnova 14, Shkëndija 11, Euromilk 10, Makedonija Gj.P 9, Napredoku 9 dhe Gostivari 7. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button