Kallëzim penal për tetë persona që kanë shitur mallra të falsifikuar në “Facebook”

Ashtu siç ka njoftuar MPB, gjatë viit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, të paraqiturit , nëpërmjet faqeve të punës në rrjetin social “Facebook”, kanë kryer shitje të pajisjeve sportive, atlete dhe tuta nga markat “Adidas”, “Nike”, “Valentine”, “Armani Jeans”, “Eleven”, “Lacoste” dhe “Puma”, të cilat kanë qenë false. Përveç pajisjeve sportive ata kanë shitur edhe parfume false nga markat, “Paco Rabbane” dhe  “Bvlgari”, në këtë mënyrë, blerësit janë gënjyer dhe mashtruar se parfumet janë origjinal.

Nëpërmjet porosive në “Facebook”,  i kanë lënë të dhënat e tyre personale dhe të dhënat për produktin që kanë dashur ta blejnë. Pastaj nëpërmjet postës klientëve të tyre ua kanë dërguar produktet në shtëpi.

Nga ana e zyrtarëve policorë të SPB-Strumicë, me urdhër të Gjykatës janë kontrolluar shtëpitë dhe hapësirat ndihmëse të personave të akuzuar. Gjatë kontrollit , janë gjetur një numër i madh i artikujve  të cilat i kanë shitur, telefona celularë, kompjuterë, para, ambalazhe prej kartonit për këpucë, por edhe dokumente nga porositë e dërguara.

Lajme të ngjashme

Back to top button