Ministri i Serbisë e ka thyer krahun gjatë ndeshjes së mbrëmshme futbollistike

Ndeshja e mbrëmshme bëri bujë të madhe në mediat ballkanike. Nuk munguan komentet e ndryshme nga gazetarët,  popullata, por as nga vetë pjesëmarrësit e ndeshjes.

Zyrtarët e shteteve pjesëmarrëse u ndanë në dy ekipe, të Ballkanit Perëndimor dhe atë të BE-së, ndërkaq rezultati mbaroi 4:2 në të mirë të ballkanasve.

Të gjithë pjesëmarrësit si duket u kënaqën me ndeshjen, por jo edhe ministri i Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Aleksander Antiç. Ai pësoi një aksident gjatë ndeshjes e cila i kushtoi me thyerje të dorës së majtë.

Mjekët e ndeshjes menjëherë kanë intervenuar dhe siç shihet në foto, krahun ia kanë vendosur në gips.

Lajme të ngjashme

Back to top button