BFI-ja ndan mirënjohje dhe Kuran për aktivistët e dalluar që ndihmojnë refugjatët

BFI-ja ndau mirënjohje për disa prej aktivistëve humanitar që kanë zbutur golgotën e refugjatëve në Maqedoni. Organizata “Legis” në krye me Jasmin Rexhepin dhe Mersiha Smailoviç , Lençe Zdravkin, Aleksandra Davitkovska morën çmimin e ndarë nga BFI-ja si humanist të dalluar. Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi ju dhuroi aktivistëve edhe nga një Kuran me përkthim në gjuhën maqedonase, njofton Alsat-M.

“Kemi përshtypjen se kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën e humanitetit e sidomos me popullatën që është trazuar nga vendet e tyre për shkak të luftërave të pakuptimta që zhvillohen atje. Prandaj vendosëm që sot tu ndajmë nga një mirënjohje këtyre personave. Nuk është e çuditshme që kjo punë mund të ndodhë edhe në një popullatë që nuk i takon islamit prandaj duhet të jetë shembull se si duhet vepruar në fushën humanitare pasi që humaniteti nuk njeh as fe as komb”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së. Kreu i BFI-së bëri thirrje që të gjithëve që të ndjekin modelin e atyre që sot morën mirënjohje për punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button