Ivanov ndan certifikata për liderët e rinj

­ Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të ketë fjalim në mbylljen solemne të Shkollës së gjashtë për liderë të rinj, njofton MIA. Pjesëmarrësve të shkollës, Ivanov do t’u ndajë certifikata për pjesëmarrje dhe përfundim të suksesshëm të trajnimit intensiv dhjetëditor për liderë.

Në shkollën e sivjetme, siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, morën pjesë 20 ligjërues me renome nga institucione arsimore me renome dhe profesionale nga Maqedonia, Evropa, SHBA­ja, Izraeli dhe Maroku, të cilët ua transmetuan përvojat e pikëpamjet e tyre për lidershipin 44 pjesëmarrësve të shkollës.

Midis ligjëruesve të Shkollës së gjashtë për liderë të rinj ishin ish­presidenti bullgar Petar Stojanov, ish­nënkryetari i KE­së dhe ish­ministër i Punëve të Jashtme i Italisë Franko Fratini, drejtori i përgjithshëm i Institutit mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare ­ EGMONT Mark Ote, drejtori i përgjithshëm i Organizatës islamike arismore, shkencore dhe kulturore “ISESKO” Abdylazis Otman Altvaijri, anëtari i Komitetit ekzekutiv i Komisionit trilateral dhe kryetar i organizatës “East West Bridge” Jovan Kovaçiç, drejtori i Institutit evropian të Fondit për studime amerikane, Metju Kvasiborski dhe të tjerë.

Programi i shkollës, që mbahet me iniciativë të presidentit Ivanov, përfshin ligjerata dhe trajnime në sferat e liderhsipit dhe menaxhmentit nga ana e mysafirëve dhe ligjëruesve eminentë nga institucione arsimore me renome dhe profesionale, menaxhment­simulacione dhe ushtrime praktike.

Gjatë pesë viteve të kaluara në shkollë kanë marrë pjesë 200 të rinj dhe mbi 120 ligjërues, midis të cilëve Skeretari i përgjithshëm i KB­së Ban Ki­mun, ish­presidentët të Republikës së Çekisë dhe Republikës së Serbisë, Vacllav Klaus dhe Boris Tadiq, kryetarët e Akademisë botërore dhe evropiane të shkencave dhe arteve, Ivo Shlaus dhe Feliks Unger, si dhe shumë ambasadorë, funksionarë nga Bashkimi Evropian, drejtorë të instituteve ndërkombëtare dhe kompanive të suksesshme afariste dhe profesorë nga universitete me renome botërore.

Ideja e presidentit Ivanov është që përmes mbajtjes së Shkollës t’u mundësojë të rinjve të talentuar dhe ambicioz nga Maqedonia t’i sendërtojnë dhe përsosin aftësitë e tyre, ta zhvillojnë kreativitetin dhe aftësitë e tyre lidershipe. Pjesëmarrësit e shkollave të deritanishme janë organizuar në Alumni asociacionin ­ ISLAA, e regjistruar si shoqatë e posaçme, e cila përmes organizimit të seminareve, panel diskutimeve, ligjëratave, takimeve me ambasadorë, pjesëmarrjes në ngjarjet rinore, vazhdon me zhvillimin e diturive dhe aftësive të pjesëmarrësve të deritanishëm të shkollës.

Shkolla për liderë të rinj u hap më 16 gusht në Ohër.

Lajme të ngjashme

Back to top button