Van Hojte: Jemi afër marrëveshjes

Biseduam për ligjet zgjedhore dhe më duhet të them se ka avancim serioz, deklaroi eksperti belg Piter van Hojte pas takimit të grupeve të punës të mërkurën.

Siç thotë ai, bisedimet ditët e fundit kanë qenë më produktive dhe konstruktive si dhe negociatorët që kanë dhënë kontribut të madh që të arrihet ky rezultat. Van Hojte thotë se është arritur avancim serioz rreth kodit zgjedhor, por më e rëndësishmja nga gjitha është se është arritur marrëveshje politike.

Për detajet teknike rreth kodit zgjedhor dhe votimit thotë se nuk është detyrë e këtij grupi të punës.

“Jam shumë i kënaqur që mund të them se më në fund arrijmë avancim të mirë, rreth temave për të cilat biseduam. Sot lëndë bisedimi ishte kodi zgjedhor dhe të gjithë negociatorët kontribuuan në diskutim. Jemi shumë afër marrëveshjes” deklaroi Van Hojte.

Lajme të ngjashme

Back to top button