Barcelona udhëheq listën e favoritëve të Ligës së Kampioneve

Barcelona është favoritja kryesore për të përsëritur suksesin në Ligën e Kampioneve. Në prag të hedhjes së shortit të grupeve, skuadra katalonase vlerësohet si favorite për të fituar edhe edicionin e sivjemë.

Pas Barcelonës favorit kryesor është Bayern Munchen. Këtë edicion do të shihet se a do të vlejë për Pep Guardiolën e treta e vërteta.

Real Madridi është skuadra e tretë favorite. Rafa Benitez është mjeshtër i garave evropiane dhe këtë gjë pritet ta tregoi sivjet edhe me Realin.

PSG dhe Manchester City kanë koeficientë të njëjtë si skuadra favorite. Skuadrat e sheikëve kanë investuar mjaft për të fituar këtë trofe të çmuar.

Arsenali gjithmonë llogaritet si skuadër e fortë, anipse asnjëherë nuk ia din shijën këtij trofeu.
Rikthimi i Manchester United në Champions do ta bëjë më interesante këtë garë pasi që gjiganti anglez tradicionalisht është i fortë në ngjarje të tilla.

Juventusi është më i dobësuar sivjet me largimin e yjeve si Pirlo, Vidal e Tevez, por Allegri prapë do të kërkoi befasinë.
Atletico Madridi me shumë transfere dhe me Diego Simeonen do të jetë makth për secilën skuadër që ndeshet me ta në këtë garë.

Lajme të ngjashme

Back to top button