Vjena edhe sot do të jetë kryeqyteti i Ballkanit Perëndimor

Në Vjenë dje filloi konferenca dy-ditore mbi Ballkanin Perëndimor, si vazhdim i të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit”, i iniciuar vitin e kaluar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ngjarja kryesore do të mbahet sot, ndërsa janë planifikuar edhe takime në lidhje me ndërtimin e rrugës Nish-Podgoricë-Durrës dhe me mëngjes pune për ministrat e ekonomisë në rajon.

Samitin do ta hapë kancelari austriak Verner Wyman, ndërsa pas mbarimit të samitit, publikun do ta informojë ai, kancelarja gjermane Angela Merkel, përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, dhe në emër të rajonit, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.

Njëkohësisht mbahen edhe takimet e ministrave të jashtëm dhe të ekonomisë të shteteve në rajon dhe përfaqësuesve të BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button