“Rambo” shqiptar që u përball me 4 hajna serbë

Mediat italiane e kanë konsideruar një shqiptar si “Rambo”, pasi është përballur me katër hajdutë që i kishin hyrë në shtëpi.

Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale B.B, që prej vitesh jeton në provincën e Alassios. Në mbrëmje, shqiptari ka diktuar katër persona, të cilët bënin zhurmë në dhomat e shtëpisë së tij.

Mesa duket, hajdutët që ishin serbë, kishin gabuar shtëpi. Të frikësuar ata kanë hapur derën dhe kanë nisur të vrapojnë, por shqiptari i ka ndjekur me vrap.

Tre janë larguar, por njërin e ka kapur dhe e ka futur me forcë brenda shtëpisë së tij, shkruan lapsi.al.
Sipas policisë, serbi i është lutur shqiptarit që të mos e lajmëronte policinë për rastin, pasi që ishte emigrant.

“Edhe unë jam emigrant si ti. Të lutem, mos e lajmëro policinë”, mësohet të ketë thënë serbi i kapur nga shqiptari.
Atëherë, shqiptari ka hapur frigoriferin dhe i ka thënë serbit.

“Ha sa të duash derisa të vijë policia”. Mediat italiane bëjnë me dije se hajduti serb është mbajtur në shtëpi derisa kanë mbërritur forcat e policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button