Ribotimet e teksteve pa verifikime nuk janë profesionale

[Recension: Ku je be o Hoxho!]

Teksti që po recensohet është në fakt formë e shkurtër e tekstit origjinal, të botuar në një portal në gjuhën maqedonase.  Edhe pse në versionin origjinal nuk prezantohet asnjë dëshmi për akuzat dhe indikacionet që bëhen, autori ka vendosur që teksti është i vlefshëm për përkthim dhe ritransmetim, duke mos tentuar të verifikohen tezat e shtruara në tekst.

Ku je be o Hoxho    Drejtimi.com   Portal InformativLinku deri te artikulli origjinal: Ku je be o Hoxho!

Data dhe koha e publikimit:
20.08.2015

Data e recensionit: 21.08.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Sipas rregullave profesionale gazetareske, transmetuesi i këtij teksti duhej të kontaktonte dhe përfshinte në tekst të paktën 4 palë, përpara ribotimit në gjuhën shqipe.

E para, ai nuk e ka kontaktuar Bashkësinë Fetari Islame, drejt së cilës drejtohen akuzat kryesisht.

E dyta, nuk janë kontaktuar 2 personat të cilët gjoja kanë zhvilluar bisedën e transkriptuar;

E fundit, nuk është kontaktuar as autori i tekstit origjinal në gjuhën maqedonase, për tu konsultuar për burimin dhe vërtetësinë e bisedës së transkriptuar.

Teksti kryesisht tenton të dëshmojë lidhjen mes pushtetit (në rastin konkret mes një funksionari në prokurorinë publike) dhe Bashkësisë Fetare Islame. Megjithatë, autori nuk i sjellë lexuesit asnjë argument relevant për të dëshmuar këtë lidhje, përveç një bisede të publikuar që i mvishet funksionarëve në fjalë.

Vërtetësia e bisedës së publikuar nuk është dëshmuar në asnjë mënyrë. Biseda thjesht është shkruar në tekst, por nuk ka asnjë informacion se në çfarë mënyre është zhvilluar, si ka mbërritur në redaksi dhe nëse redaksia posedon çfarëdo lloj dëshmie për vërtetësinë e saj.

Gazetari duhet të përmbahet nga ribotimi i teksteve pa fakte dhe me mungesë relevance. Edhe nëse vendos të ribotojë tekstet e mediave të tjera, duhet zhvilluar procesi i konfirmimit të informacioneve të botuara, duke kontaktuar të gjitha palët e përfshira në tekstin origjinal.

Lajme të ngjashme

Back to top button