Liga e Kampioneve me 8 shqiptarë

Edhe këtë edicion të Ligës së Kampionëve, shqiptarët do të kenë një numër të madh të lojtarëve në kompeticionin më të madh evropian.

Janë plotë 8 lojtarë shqiptarë, që më skuadrat e tyre, kanë siguruar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e mëposhtme, mund t’i mësoni emrat e 8 shqiptarëve pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve:
Adnan Januzaj me Manchester United, Shkodran Mustafi me Valencian, Admir Mehmedi me Bayer Leverkusen, Pajtim Kasami me Olympiacos, Granit Xhaka me Borussia Moenchengladba, Arijan Ademi e Endri Çekiçi me Dinamon e Zagrebit dhe Agon Mehmeti me Malmon.

Lajme të ngjashme

Back to top button