Batutat e Edi Ramës në Vjenë

Kryeministri shqiptar Edi Rama kishte fjalim në Vjenë në kuadër të samitit që po mbahet me krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit. Takimi i parë, ku Rama ishte i pranishëm, u zhvillua me përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare nuk i kurseu batutat e tij, në lidhje me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, azilkërkuesit shqiptarë, si dhe marrëdhëniet me homologun serb, Aleksandër Vuçiç. Ja disa nga batutat e bëra gjatë takimit:

1. Ne, ia dolëm me sukses të kishim numrin më të madh të juristëve për metër katror në Evropë.

2. Përpara hyrjes në BE, në Bullgari vetëm 14% e njerëzve thoshin se donin të rrinin në Bullgari.

3. Ne tashmë jemi vend kandidat. Kandidat është si të thuash, dua të martohem, por s’ekziston akoma dikush që do të martohet me mua.

4. Mesa duket Aleksandri trajtoji pjesën “fast”(e shpejtë), kurse unë do trajtoj atë “furious”(të çmendur).

5. Fakti që takohemi të dy bashkë me Aleksandër Vuçiç nuk është më një fakt historik. Është vetëm rutinë. Askush nuk do të shkruajë nesër “ata u takuan”, si ai më pa mua apo si e pashë unë atë. Ata do të thonë: Çfarë sollën nga ky takim? A ka ndonjë gjë më shumë për xhepat tanë, apo bëhet fjalë vetë për qëllimet të mira? Ky është thelbi.

6. Unë nuk kam ndërmend t’ju them se sa progres kemi bërë. Unë thjesht do them se Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Evropa.

7. Europa ka rregulla. Ne duhet të luajmë sipas këtyre rregullave. Por në të njëjtën kohë, luajtja sipas rregullave nuk do të na mbajë ne në një gjendje frustrimi dhe izolimi. Loja sipas rregullave do të na bëjë pjesë të një fushe më të madhe. Përmenda fushën, përpara lojës së futbollit, sepse nuk kam ndërmend të luaj.

8. Nëse ne jemi sot këtu dhe jemi në një skenar të tillë, kjo para një viti ishte krejt e pamundur të imagjinohej. Tani kjo është diçka normale. Ky është aspekti tërheqës i projektit Europian, dhe kjo na ka bërë të gjithë ne, që të sillemi mirë me njëri-tjetrin. Nuk është se u bëmë engjëj. Jemi, siç tha miku im i dashur ministri i Jashtëm i Bosnjës, jemi të lumtur që nuk kemi më çështje të hapura, ndaj dhe le të flasim për ekonominë. Por askush të mos mendojë se nuk jemi të aftë të kemi çështje të hapura përsëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button