Berisha pyet: Ku jeton Edi Rama?

Kryeministri i Shqipërisë jeton jashtë realiteti. Kështu i ka komentuar ish kryeministri Sali Berisha deklarata e kreut të qeverisë Edi Rama, se shqiptarët që po kërkojnë azil në Gjermani janë emigrantë në Greqi.

Në një status në fb, Berisha shkruan se marrëzia e Ramës nuk merr fund vetëm në këtë deklaratë por ajo vijon edhe më tej duke përgënjeshtruar shifrat e dhëna nga shteti gjerman me anë të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“A jeton ne Shqiperi ky njeri??

Njerezit po shesin shtepi e katandi e nisen per azil, ky thote se nuk po nisen nga Shqiperia por jane emigrantet tane ne Greqi dhe se shifrat e Gjermanise nuk perputhen me tonat!!

Te dashur miq, reagimi i Edi Rames dhe qeverise se tij ndaj krizes se refugjateve, qe ka marre permasat e krizes me te rende per Europen qe nga Lufta e Dyte Boterore gjer sot, eshte sa i papergjegjshem aq dhe tragjikomik. Keshtu, ne fillim ai fajesoi Gjermanine qe po nxiste me kerkesat e saj per krah pune kerkesat per azil te shqiptareve, duke harruar keshtu se Gjermania ka disa vite qe ben keto kerkesa dhe shqiptaret qe kerkuan azil ne dy vite, ne vitet 2011-2012 te mara se bashku, ishin gjithsej vetem 430 vete kundrejt 7200 vete qe kerkuan azil vetem korrikun qe kaloi.

Tani se fundi, Rama leshoi mashtrimin e tij tjeter bajat, se shqiptaret qe shkojne ne Gjermani per azil politik jane emigrantet tane nga Greqia. Dhe marrezia e tij kulmon dje, kur, per te argumentuar mashtrimin e tij te radhes, nxorri zedhenesin e tij Sajmir Shullazin me deklaraten skandaloze apo trillimin idiotesk se shifrat e Gjermanise nuk korrespondojne me daljet tona ne kufinj, sikur ne te kishim nje kufi shteteror me Gjermanine, i cili te ishte rruge e vetme nga mund te hynin shqiptaret ne Gjermani, gje qe zgjoi reagimin e ligjshem te Policise Gjermane, e cila deklaroi se azilkerkuesit nuk jane emigrante shqiptare ne Greqi por banore te Shqiperise qe zgjedhin te udhetojne nga Shkupi apo Greqia drejt Gjermanise.

Cdo njeri qe degjon marrezite dhe qendrime te papergjegjshme te Rames ndaj ketij problemi shume te rende qe perseritet pas 25 viteve, shtron me te drejte pyetjen “a jeton ne Shqiperi apo ne boten e tij halucinante ky njeri”?! E them kete se, sot ne Shqiperi, çdo njeri pervec Edi Rames e ka marre vesh se largimi nga Shqiperia per te kerkuar azil politik eshte kthyer ne epidemi. Ne qytetet dhe zonat rurale ne Vlore, Tepelene, Kolonje, Korçe, Shkoder, Elbasan, Durres, Gramsh, Mat, Diber, Mirdite, Kukes, Has, Tropoje, njerezit, pasi kane humbur çdo shprese ne kete vend po shesin shtepine, bagetine madje dhe token dhe largohen per te kerkuar azil politik ne Gjermani dhe ne vende te tjera te BE.

Me qendrimin e tij ndaj eksodes masive te qytetareve shqiptare dhe kerkesave te tyre per azil politik ne Gjermani per shkak te keqqeverisjes se tij, Edi Rama largon gjithnje e me shume procesin e integrimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button