Flet i dashuri i gazetares së vrarë: Jam i shokuar!

I dashuri i gazetares së vrarë gjatë raportimit direkt gjatë ditës së sotme në Virxhinia, ka deklaruar se është totalisht i shokuar pas kësaj ngjarje.

Chris Hurst, është gjithashtu gazetar dhe ka punuar së bashku me Alison në WDBJ7, ka postuar një fotografi të tij bashkë me të dashurën tashmë të vdekur, dhe ka shkruar se është i mpirë pas vdekjes së gruas më rrezatuese që kishte takuar, transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk e kemi bërë publike lidhjen tonë, por unë isha shumë i dashuruar”.

“Nuk ka shumë kohë prej kur kemi vendosur të jetojmë së bashku. Jam totalisht i mpirë”.

“Ne jemi bashkë tash e nëntë muaj, dhe kjo ishte koha më e mirë e jetës tonë”.

“Ne dëshironim të martohemi”.

“Ajo ishte gruaja më rrezatuese që kam takuar”.

“Për një arsye të çuditshme edhe ajo më dashuronte mua”.

“Unë po përkrahem nga secili këtu në WDBJ7. Ne ishim si familje”.

“Ajo ka punuar çdo ditë bashkë me Adam, e mua më thehet zemra kur mendojë për të fejuarën e tij”, është shprehur i dashuri i gazetares së vrarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button